Rrahje në mes të burgosurve në burgun e Idrizovës, dy persona marrin lëndime të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për rrahjen masive që ndodhi pasditen e djeshme në Burgun e Idrizovës, ministria e Punëve të Brendshme ka dal me detaje.

Nga MPB thonë se dy persona kanë marrë lëndime nga mjete të mprehta, me të cilën janë dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për të marrë trajtim mjekësor.

“Më 26.06.2024 në ora 13.10 në SPB Shkup nga Burgu i Idrizovës kanë lajmëruar se rreth ores 10:30 në reparti e mbyllur ambulantor, rendi dhe qetësia publike janë prishur nga një përplasje fizike mes disa personave të dënuar, gjatë së cilës ka pësuar lëndime E.M (26), derisa S.D(43) dhe S.M(29) kanë marrë lëndime nga një mjet i mprehtë, me të cilën janë dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për të marrë trajtim mjekësor.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Advertisement

The post Rrahje në mes të burgosurve në burgun e Idrizovës, dy persona marrin lëndime të rënda appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy