Përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Ministri gjerman për Evropë Michael Roth theksoi se paqja, përparimi, stabiliteti dhe sundimi i ligjit janë jetike për të gjithë në Bashkimin Evropian.

Roth theksoi se Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimet e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne duhet t’u japim jetë angazhimeve tona”, tha ai, duke vënë në dukje se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kishin bërë atë që ishte e nevojshme dhe se Bashkimi Evropian duhet të bëjë tani atë çka varet prej saj.

“BE duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur dhe shpresoj që çështjet dypalëshe të mund të zgjidhen në nivel dypalësh, e jo në nivelin e BE-së” tha ministri gjerman.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ekziston përgjegjësi e veçantë e njëzet e shtatë evropianëve dhe BE dhe Gjermania janë të gatshme të bëjnë gjithçka që është e mundur në atë drejtim”, përfundoi Roth./Telegrafi/

The post Roth: BE të fillojë menjëherë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.