Gjatë sesionit të 29-të të Konferencës, Republika e Maqedonisë së Veriut, sot është rizgjedhur me sukses anëtare e Këshillit ekzekutiv të Organizatës për ndalesë të armëve kimike (OPCW) në periudhën e viteve (2025–2027).

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftuan se në votimin, që është mbajtur sot në Hagë, kandidatura e RMV-së ka fituar 86 vota, në konkurrencë me tre shtete për dy vende të lira.

Ministri Mucunski, thuhet në komunikatë, ka theksuar se kjo rizgjedhje është konfirmim i përkushtimit të vendit në përpjekjet globale për çarmatosjen dhe shkatërrimin e armëve kimike, si dhe rolin tonë aktiv në mbështetjen e qëllimeve dhe parimeve të Organizatës.

“Në periudhën e ardhshme mbetemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe zbatimin e Konventës për ndalimin e armëve kimike”, përfundoi në njoftimin e tij ministri Mucuski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post RMV zgjidhet anëtare në Këshillin Ekzekutiv të Organizatës për ndalesë të armëve kimike appeared first on Telegrafi.