Shteti ndan rreth 160 mijë dollarë bursë për një student që të studiojë në një prej 100 universiteteve më të mira të botës, por në shumicën e rasteve nuk interesohet më për të që ta shoh ku ndodhet dhe as t’i ofrojë punë të përshtatshme me nivelin e arsimimit. Kështu thonë të dhënat e hulumtimit të “Forumit Arsimor Rinor”

“Shumica e studentëve që kanë shkuar jashtë vendit, janë kthyer dhe nuk janë kontaktuar nga ana e ministrisë së arsimit dhe shkencës dhe institucioneve, e ata që janë kontaktuar u janë ofruar oferta të papërshtatshme për dallim prej shkallës së tyre të arsimimit“, tha Risto Saveski, drejtor i shoqatës qytetare “Forumi Arsimor Rinor”.

Autorët e hulumtimit thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka të dhëna të sakta për numrin e studentëve të kthyer, pasi evidenca është e pakompletuar dhe grafat për përfundim të studimeve, kthime apo punësime këtu janë të zbrazëta në shumicën e rasteve. Problematikë tjetër që është gjetur gjatë hulumtimit është edhe mënyra e ndarjes së bursave.

“Ajo që qarkullon në opinion është skeptike se mënyra e dhënies së bursave dhe procesi I selektimit nuk është I drejtë, me atë që më së shpeshti fitojnë student që janë më të privilegjuar, gjegjësisht kanë lidhje të tjera ose mundësi financiare që t’I marrin këto bursa. Vetë procesi I selektimit është lënë në duart e komisionit që formohet çdo vit dhe ai process nuk është transparent për opinionin dhe kjo doli si problematikë nga analiza”, tha Lucija Çukellovska, autore e hulumtimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vlera e bursës fillon nga 40 mijë dollar në vit për një student. Për 10 vite janë shpërndarë rreth 389 bursa. Vendet më atraktive për studime janë Anglia, SHBA-të dhe Holanda, por studentët preferojnë poashtu edhe Belgjikën dhe Italinë. /Alsat.mk

The post RMV-ja ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime appeared first on Telegrafi.