“Nuk pritet ndryshim i pozicionit të Bullgarisë në lidhje me veton për Maqedoninë e Veriut”.

Kështu ka raportuar Radio Kombëtare Bullgare (RKB), duke ju referuar burimeve të veta.

Sipas tyre, Sofja mbetet në qëndrimin se nuk ka pasur përparim me Shkupin, në lidhje me përmbushjen e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.

Ndryshe, në Luksemburg sot mbahet Këshilli për Punë të Përgjithshme në të cilin pritet të merret vendim për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumica e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së kanë bërë thirrje që të hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën, duke kërkuar të mos bllokohen këto vende për shkak të çështjeve politike./Telegrafi/

The post RKB: Nuk pritet ndryshim i qëndrimit të Sofjes në raport me veton ndaj Shkupit appeared first on Telegrafi.