Komuna e Zhelinës ka pasur ndër garat më të ngushta në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ku për 69 vota fitoi kryetari aktual i komunës, Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa.

Megjithatë, BDI dorëzoi ankesa në KSHZ në vendvotimet 2107 dhe që të vërtetohen parregullsitë e mundshme, KSHZ kërkoi nga KKZ në Zhelinë të dorëzojë formularë të veçantë në listat zgjedhore me vendime për regjistrimin e të drejtës së veçantë të votimit.

“Në përputhje me nenin 158, pika 3, KSHZ vendosi që të hapet kutia zgjedhore me qëllim që të vërtetohet nëse qytetari ka votuar me kartë identiteti të pavlefshme në vendvotimin 2107, e më pas edhe të vërtetohen parregullsitë në votimin me shenja gishtash. Që të vërtetohet se a ka pasur parregullsi Komisioni kërkoi që KKZ Zhelinë të dorëzojë formularë të veçantë në listat zgjedhore me vendime për regjistrimin e të drejtës së veçantë të votimit”, shpjegojnë nga KSHZ.


Rezultati në Komunën e Zhelinës ashpërson retorikën ndërmjet dy kandidatëve
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rivotimi në vendvotimin 2107 në Komunën e Zhelinës, mund të çojë në rrëzimin e Qeverisë, pasi Komisioni i Zgjedhjeve me 6 vota “pro” vendosi që në këtë rivotim në vendvotim.

Ndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa kishte 5.171 vota ose 49.96%, ndërsa Fatmir Izairi nga BDI fitoi 49.29% ose 5.102 vota./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Rivotim në një vendvotim në Zhelinë, ende nuk dihet fituesi appeared first on Telegrafi.