Prokurorja Lençe Ristoska për “DW” tha se ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili si i arratisur nga drejtësia, hapi biznese në Hungari, mund të përballet me një procedurë tjetër – pastrim parash, nëse vërtetohet se paratë e nxjerra nga Maqedonia e Veriut përdoren për biznese jashtë vendit.
“Nëse mësohet se Gruevski ka investime jashtë vendit, mund të hapet një rast i ri i pastrimit të parave, duke qenë se ai po ndiqet penalisht në vend për krime të lidhura me korrupsionin, të cilat kanë gjeneruar fitim”, tha prokurorja.
Sipas saj, kjo mund të jetë një bazë për hapjen e një rasti të ri ose procedurë para hetimore, pas së cilës informacione mund të kërkohet nga autoritetet hungareze kur hapen llogaritë, sa para u transferohen atyre dhe në cilën periudhë, por edhe kur janë hapur llogaritë për investime të reja.
Sipas ish -prokurorit së PSP-së, shteti, përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, mund të kërkojë informacion në lidhje me llogaritë dhe transaksionet jashtë vendit./Telegrafi/
The post Ristoska: Gruevski mund të akuzohet për pastrim parash appeared first on Telegrafi.