Avioni i cili përdoret nga kryeministri britanik, Boris Johnson dhe nga anëtarët e familjes mbretërore, për udhëtime ndërkombëtare do të rinovohet me ngjyra të flamurit të Unionit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rinovimi me ngjyra do t’i kushtojë shtetit rreth 900 mijë funte.
Lidhur me këtë rast, opozita në vend ka reaguar ashpër duke thënë se paratë do të duhej të shpenzoheshin për pacientët me coronavirus.
The drug dexamethasone, that can potentially save the lives of people with coronavirus, costs £5 per patient. @BorisJohnson could have bought 180,000 doses of that, but instead he’s painting a flag on a plane. https://t.co/PJvhVNtS2n
— Ed Davey MP #StayHomeSaveLives #ProtectNHS (@EdwardJDavey) June 17, 2020
I pyetur në lidhje me aeroplanin në konferencën e përditshme për coronavirus, Sekretari i Kulturës, Oliver Dowden tha se qeveria gjithmonë ka shpenzuar para për promovimin e Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/
The post Rinovimi i avionit të kryeministrit Johnson, do t’i kushtojë taksapaguesve rreth 1 milion funte – opozita thotë se shuma do të duhej të shpenzohet për pacientët me coronavirus appeared first on Telegrafi.