Rikthehen në Shkup protestat kundër “propozimit francez”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Shkup sot do të vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, përmes së cilit hiqet vetoja bullgare dhe Maqedonisë së Veriut i hapet rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Mirëpo, opozita maqedonase dhe shoqata të ndryshme qytetare janë kundër këtij propozimi andaj tanimë për një javë po protestojnë duke theksuar se ky propozim ka si synim bullgarizimin dhe asimilimin e maqedonasve. Edhe sot thirrja për protesta është me moton dhe porosinë e ngjajshme: “Vazhdojmë më masivisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur. Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje që të shpalosë flamurin maqedonas në ballkonin apo dritaren e tyre, thotë “Ulitmatum, JO faleminderit”.

Protesta nis në orën 19:00 para Qeverisë, më pas para Ministrisë së Drejtësisë dhe në fund para Kuvendit.

Ndërkohë, në Kuvend nesër do të zhvillohet një takim bashkërendues mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ku në rend dite pritet të diskutohet edhe informata për propozimin francez, që tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare.

Advertisement

The post Rikthehen në Shkup protestat kundër “propozimit francez” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy