Komuna e Strugës është një ndër 44 komunat ku është votuar në rreth të dytë ndërsa për kryetarin e komunës kanë garuar Ramis Merko nga BDI dhe Idri Istrefi nga ASH/AA. Rezultet janë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Me 12,3% të votave të numëruara, me 1.891 vota është në avantazh kandidati i BDI-së, Ramis Merko, kundrejt Idri Istrefit të ASH-së me 1271 vota.
Në këtë komunë dalja ka qenë 42,38%, apo 26.015 qytetarë që kanë votuar, nga 61.437 gjithësejt me të drejtë vote.
Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/
The post Rezultatet në Komunën e Strugës me 12,3% vota të numëruara appeared first on Telegrafi.