Rezultatet në Komunën e Çairit me 6,63% vota të numëruara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rezultatet në Komunën e Çairit me 6,63% vota të numëruara

Komuna e Çairit është një ndër 44 komunat ku është votuar në rreth të dytë ndërsa për kryetarin e komunës kanë garuar Visar Ganiu nga BDI dhe Bekim Sali nga ASH/AA. Rezultet janë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Me 6,63% të votave të numëruara, me 878 vota është në avantazh kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, kundrejt Bekim Sali të ASH/AA me 661 vota.

Në këtë komunë dalja ka qenë 44,73%, apo 25.974 qytetarë që kanë votuar, nga 58.208 gjithësejt me të drejtë vote.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/

Advertisement

The post Rezultatet në Komunën e Çairit me 6,63% vota të numëruara appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy