Deputeti nga radhët e Alternativës, Skënder Rexhepi sot tha se është për rrëzimin e qeverisë, megjithatë nuk mund të luftohet një e keqe me një të keqe tjetër.
“Të jesh me një listë me njerëz të tipit të cilët e rrisin vetëm me urrejtjen ndaj shqiptarëve, atë nuk e kam lejuar asnjëherë dhe nuk ma lejon, as edukata njerëzore e as familjare”, tha Rexhepi.
Ai shtoi se nënshkrimi i tij do të qëndrojë në listë me kusht që të hiqen nënshkrimet e partisë “E majta”.
“Lista le të shtohet me 10 të tjerë, unë do të jem zëri i cili do ta luftojë të keqen e quajtur BDI te shqiptarët me me çdo kusht, por jo këto kushte”, tha Rexhepi.
Sipas tij, deputetët kanë pasur informacione se nënshkrimet do të jenë OBRM-PDUKM, koalicioni ASH-AA, Besa, dhe PLD-ja dhe në mbrëmje ka dalur krejt diçka tjetër.
“Unë nuk mund të jem në listë me ata”, tha mes tjerash Rexhepi./Telegrafi/
The post Rexhepi për rrëzimin e Qeverisë: Jam për rrëzimin e qeverisë por jo edhe me deputetët e partisë “E majta” appeared first on Telegrafi.