Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi sot është paraqitur në polici ku ka deklaruar se nuk ka qenë i kidnapuar, por vullnetarisht, pa trysni, me familjen e tij ka shkuar te një mik për t’u mbrojtur nga publiciteti lidhur me seancën kuvendare.

“Në lidhje me denoncimin në Stacionin Policor Bit Pazar për K.R, MPB njofton se personi në fjalë erdhi në stacion policor dhe dha deklaratë se denoncimi është i pavërtetë, përkatësisht asnjëherë nuk është humbur, por me vullnet, pa presion, me familjen e tij ka shkuar te një mik për t’u mbrojtur nga publiciteti lidhur me seancën kuvendare”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kastriot Rexhepi dje nuk mori pjesë në seancën kuvendare ku duhej të votohej mocioni i mosbesimit të qeverisë. Ai gjatë ditës së djeshme me status dhe me video tha se nuk do të merr pjesë, ndërkaq bashkëpartiakët e tyre e paraqitën në polici si të humbur.

Gjatë ditës së sotme Rexhepi i bëri thirrje partisë së tij të mos marrin hapa të përshpejtuar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rexhepi paraqitet në polici, thotë se s’ka qenë i kidnapuar appeared first on Telegrafi.