Rexhepi: Në projektet infrastrukturore do të përfshihen edhe qasja për personat me nevoja të veçanta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi morri pjesë në konsultimin përfundimtar për draft Strategjinë Nacionale për të drejtat e personave me nevoja të veçanta të organizuar nga Trupi koordinativ nacional për implementimin e Konvetës të OKB-së për të drejtat e personave me nevoja të veçanta dhe Ministrisë për punë dhe politik sociale.

Rexhepi theksoi se projektet që do të zbatohen, do te përfshijnë masa për sigurimin e qasjes dhe sigurisë për të gjithë shfrytëzuesit, duke përfshirë dhe ato me nevoja të veçamta.

“Në projektet që do financohen nga IPA III Programi do të kërkohet që në gjitha projektet të aktivitetit ndërtimor, në ndërtimin ose rehabilitimin e infrastrukturës të inkorporohen standardet e Bashkimit Europian, nga aspekti i qasjes”, tha mes tjerash Rexhepi.

“Ne si ministri për Transport dhe Lidhje jemi në fazën finale të përgatitjes të Programit Operativ Sektorial për transport nëpërmjet Programit Shumëvjeçar për transport për vitet 2024,2025,2026, 2027 me të cilin do te definohen projektet që do të jenë të financuara nga ana e EU përmes Programit IPA III.

Advertisement

Projektet që do te implementohen, do te përfshijnë masa per sigurimin e qasjes dhe sigurisë për të gjithë shfrytëzuesit duke përfshirë dhe ato me aftësi të kufizuar”, theksoi Rexhepi.

The post Rexhepi: Në projektet infrastrukturore do të përfshihen edhe qasja për personat me nevoja të veçanta appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy