Shije italiane në mes të qytetit të Tetovës, kështu mund të themi për Restorant “Napoli”, që ofron ushqime tradicionale italiane të gatuara me profesionalizëm të madh.
37 lloje të pizzave, 20 lloje të pastave si dhe shumë receta të tjera nga mishi, mund t’I shijoni në një vend, e ku do të ju pret një staf i mrekullueshëm dhe profesional.
E mes një menyje aq të pasur, natyrisht se është e vështirë të zgjedhim se çfarë do të marrim, mirëpo të vish në një restorant Italian e të mos shijosh pizza, është disi e pafalshme.
Për ne shërbyen Pizza Proshutë, teksa nga afër ndoqëm dhe procedurën e përgaditjes.
Pizzat gatusheshin sipas mënyrës tradiconale, ku brumi i përgaditur prej me herët, përpunohej për pizza, mbushej me sos dhe përbërës të tjerë, dhe për pak minuta shërbehej deri tek klienti.
Piqeshin në furrë të nxehtë dhe gjithçka në pak minuta ishte gati.
Shije fantastike! Restorant Napoli, ju pret të gjithëvë për të kaluar kohë me miqtë dhe familjarët tuaj. /Telegrafi/
The post Restorant “Napoli” në Tetovë, vendi i pizzave dhe pastave me shije fantastike appeared first on Telegrafi.