Shumë vite traditë familjare në gastronomi, brez pas brezi eksperiencë suksesi e familjes Misimi, deri tek restoranti “Driada”, i cili funksionon tashmë disa vite.

Në një ambient të mrekullueshëm, vendosur mes një peisazhi që të mbush me jetë, Drida, pret e përcjellë vizitorë të shumtë, të cilët vijnë dhe shijojnë recetat unike që ofron.
Neve na priti pronari, Shpat Misimi, me të cilin biseduam rreth suksesit të Driadës.

Mes shumë e shumë gatimeve unike, në Driada për ne shërbyen Fileto Viçi në gjalpë – në tavë të nxehtë.

Procesi i përgaditjes së kësaj recete ishte një procedurë interesante. Në fillim nxehej tava në furrë druri rreth gjysëm ore, deri sa e merrte një temperaturë të qëndrueshme, në ndërkohe pjesa e mishit ishte gjysëm e pjekur dhe në momentin që tava ishte e nxehur mjaftueshëm, në të hidhej gjalpi i pakripshë dhe shkrihej, teksa pjesa e mishit pritej në fileto më të holla dhe vendosej për gatim në tavolinën e klientit, me ç’rast vetë ai mund të shërbehej varësisht siç e dëshiron mishin e pjekur për konsum.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një shije fantastike, e aq më tepër kur e shijon përballë një mrekullie natyrore, si dhe shërbimin e mrekullueshëm që ofron gjithë stafi i Driadës.

Nëse dëshironi të kaloni kohë të çmuar me familjarët dhe miqtë tuaj e të shhijoni dreka ose darka të paharrueshme, Drida është vendi ideal.

Me këto pamje po e përmbyllim dhe video prezantimin për Driadën, neve na bëftë mirë, ndërsa ju mos e leni pa ardh. /tvklan.mk

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Restaurant ‘Driada’ me ushqim të shijshëm dhe ambient fantastik appeared first on Telegrafi.