Vërshimet e mbrëmshme ne disa fshatra te Tetovës kanë lënë pas vetes dëme te mëdha infrastrukturore e materiale.
Vetëm në komunën e Tearcës uji ka depërtuar brenda duke dëmtuar kështu podrumet dhe oborret e shumë shtëpive.
Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza njoftojnë se dy fshatrat të cilët kanë qenë më të dëmtuar nga reshjet e shiut janë Tearca dhe Neproshteni,
“QRMK – Tetovë njofton se rreth orës 19:30 rajoni i Tetovës është goditur nga stuhi e fortë e përcjellë me reshje të rrëmbyeshme dhe erë. Ka pasur disa raportime për përmbytje të bodrumeve të shtëpive në qytet, ndërsa përmbytje më të mëdha ka pasur edhe në fshatrat Neproshten dhe Tearcë, ku ka pasur rrëshqitje të dheut dhe rërë në rrugë nga reshjet e dendura të shiut.
Për këtë gjendje janë njoftuar NPK-Tetovë, Njësiti i Zjarrfikësve-Tetovë, personi kontaktues nga Komuna e Tetovës dhe Komuna e Tearcës dhe kreu i QRMK-Tetovë”, thuhet në njoftimin e QMK-së./Telegrafi/
The post Reshjet e mbrëmshme shkaktuan dëme të mëdha në disa fshatra të Komunës së Tearcës appeared first on Telegrafi.