Reshje të borës me intensitet të ulët janë shënuar në Mavrovë, Krushevë dhe në qafat malore Strazhë dhe Pletvar, informojnë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugën Strumicë – Mokrino – Smolari afër burimeve të Mokrinit është ndërprerë për shkak të rrugës së keqe dhe vërshimeve. Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë po punojnë në pastrimin e rrugës dhe normalizimin e komunikacionit.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalizimit së vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Reshje të borës në Mavrovë, Krushevë dhe në qafat malore Strazhë dhe Pletvar appeared first on Telegrafi.