Njoftohet opinioni publik se, sot, më 1 dhjetor 2021, u mbajt mbledhja konstituive e Senatit të Universitetit të Tetovës – njofton shërbimi për informim i UT-se.
Procedura përkatëse për konstituimin e Senatit dhe verifikimin e anëtarëve nga ana e Komisionit për verifikim, u zhvillua në përputhje me Ligjin për arsim të lartë në vendin tonë, Statutin e Universitetit dhe aktet tjera juridike.
Po ashtu, u zhvillua procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Senatit, dhe më pas, me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të Senatit, në përputhje me Ligjin për arsim të lartë, Statutin e Universitetit dhe aktet tjera të brendshme për kryetar të Senatit, u zgjodh Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.
Pas konstituimit të tij, Senati i Universitetit, në përputhje me Ligjin për arsim të lartë dhe aktet tjera, në këtë mbledhje, e zgjodhi edhe ushtruesin e detyrës rektor dhe për këtë funksion u zgjodh prorektori për arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili.
Në mbledhjen e sotme të Senatit, po ashtu u diskutuan edhe pikat tjera të rendit të ditës që kanë të bëjnë me vazhdimësinë e procesit mësimor–shkencor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe veprimtarinë e përgjithshme të Universitetit të Tetovës.
The post Reshat Qahili u zgjodh ushtrues detyre Rektori i UT-së appeared first on Telegrafi.