Rënie e ndjeshme e rasteve të reja me coronavirus në Maqedoni, numri i të vdekurve mbetet i lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjendja epidemiologjike edhe gjatë ditës së djeshme ishte e përafërt me ditët e kaluar. Numri i të vdekurve mbetet 30 në ditë, por ka rënie të ndjeshme të rasteve të reja. Gjatë ditës së djeshme u regjistruar 256 raste të reja nga 2.778 testime ose rreth 9 për qind, që është për një për për qind më pak se ditët e kaluara.

Deri tani në Maqedoni janë kryer 1.206.597 testime për coronavirus. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 181.875 pacientë ndërsa prej tyre 162.060 janë shëruar dhe 6.184 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 13.631.

Sipas analizave epidemiologjike, më së shumti raste aktive ka në Shkup 5.919, më pas Tetova me 1.283 raste, Kumanova 883, Gostivari 789, Struga 613, Strumica 576, Ohri 550 dhe Kërçova me 522 raste aktive.

Sipas të dhënave të fundit të MSH-së, në Maqedoni janë vaksinuar rreth 750 mijë qytetarë, ndërsa janë aplikuar mbi 1.3 milionë doza vaksinash kurse të rivaksunuar janë rreth 590 mijë.

Advertisement

Rreth 54 për qind e popullatës mbi 40 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa kjo përqindje te personat nga 18 deri 39 vjet është 29 për qind.

Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të theksojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë e vetmja mënyrë për t’u mposhtur pandemia.

“Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë dhe zvogëlohet mundësia për infektim”, njoftojnë nga MSH./Telegrafi/

The post Rënie e ndjeshme e rasteve të reja me coronavirus në Maqedoni, numri i të vdekurve mbetet i lartë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy