Tavani në kopshtin “Lulja e Majit” në Shkup, ra si të ishte një kullë me letra pasi kishte defekte teknike në ndërtim.

Këtë e ka pohuar edhe kryetari i Karposhit pas ekspertizës së objektit, i cili është vetëm tre vjet i vjetër.

Është konstatuar se ndërtimi ka qenë për mur e jo për tavan dhe për këtë Stevço Jakimovski do të kërkojë ekspertizë dhe mendim shtesë nga ekspertët.

“Vendosja e kartonit të gipsit në tavan ka sistemin e vet, por uji ishte i rëndë në një pjesë shumë të vogël, gjë që kontribuoi në shembjen e të gjithë tavanit si një kullë me letra. Kam frikë se mund të rrënohet i gjithë tavani i këtij kopshti të vitit 2019”, tha Stevço Jakimovski, kryetar i Komunës së Karposhit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, kush e projektoi, kush e ndërtoi dhe kush do të jetë përgjegjës për prishjen e tavanit në kopsht?

Kryetari i Asociacionit të Maqedonisë për mbrojtje dhe shëndet në punë thotë se dikush ka nënshkruar se objekti është i sigurt dhe nëse në këtë bazë ndodh një incident i tillë, atëherë këtu është vendi ku Oda e Arkitektëve të dalë në terren.

“Janë momentet kur duhet të ngremë flamurin e kuq pranë autoriteteve tona dhe urgjentisht të bëjnë kontrolle në të gjitha kopshtet. Duke e konsideruar këtë si një tragjedi, të mendojmë se nëse kjo ka ndodhur në një ndërtesë që është tre vjet e vjetër, atëherë si është situata në objektet e tjera të ndërtuara tani ose edhe më herët?”, thotë Milan Petkovski, kryetar i AMMSHP-së.

Për rënien e tavanit ka reaguar edhe OBRM-PDUKM-ja opozitare, e cila ka akuzuar se para tre vitesh shumë ministra të atëhershëm kanë bërë fotografi në objekt, duke e treguar atë si të sigurt për fëmijët, ndërsa sot u tregua se ai objekt mund të sillte edhe fatalitet përshkak të pasigurisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me qëllim që qindra fëmijë të kthehen në këndet e lojërave nga shtatori, Jakimovski paralajmëroi se do të kërkojë ndryshime në buxhetin komunal për rehabilitimin urgjent të çerdhes.

The post Rënia e tavanit në një kopsht në Shkup nxit reagimet e ekspertëve, urgjentisht të kontrollohet kualiteti i sigurisë në të gjitha kopshtet e shtetit appeared first on Telegrafi.