Remzi Mehmedi për shqipen: Zhbërja e ligjit, kthim në kohë të errëta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës thotë se do të merrte pjesë në aktivitetet që i paralajmëroi ditë më parë kreu i BDI-së Ali Ahmeti nëse siç tha ai preket gjuha shqipe.

Nënkryetar i ASH-së Remzi Mehmedi në intervistë për “Alsat” tha se shfuqizimi i mundshëm i disa neneve të ligjit për shqipen kthen vendin në kohë të errëta ndërsa ata që e nxisin këtë çështje do të mbajnë përgjegjësi.

Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor pritet të marrë vendim lidhur me disa nene që kontestohen në ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Ne do të marrim pjesë dhe do të ndërmarrim të gjitha veprimet demokratike dhe politike në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe të arriturave që i kemi pasur deri më tash… I gjithë opinioni e di se për ta avancuar gjuhën në atë nivel që arritëm ta avancojmë përmes këtij ligji kanë kaluar shumë vite, shumë përpjekje politike, shumë kompromise dhe shumë mund.

Advertisement

Zhbërja apo zhvendosja ose kthimi prapa i asaj sigurisht që na kthen në kohë të errëta që nuk janë të dëshirueshme për shumicën e qytetarëve, që nuk janë të dëshirueshme as për Frontin Evropian, as për shqiptarët dhe sigurisht që nëse dikush në mënyrë tendencioze nxit dhe kthen prapa do të mbajë përgjegjësi” , deklaroi Remzi Mehmedi, nënkryetar i ASH-së/krahu i Selës.

 

The post Remzi Mehmedi për shqipen: Zhbërja e ligjit, kthim në kohë të errëta appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy