Institucionet nuk planifikojnë imunizimin e posaçëm të trupave që duhet të bëjnë regjistrimin e popullsisë në shtator. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, konkursi për angazhimin e regjistruesve të terrenit dhe instruktorëve rajonal duhet të përsëritet në gjysmën e dytë të korrikut sepse përzgjedhjet që u bënë për regjistrimin që duhej të mbahej në prill nuk vlejnë më. Ky institucion thotë se nuk do të ketë kohë për vaksinimin e tyre.

“Zgjedhja do të bëhet në fillim të gushtit kështu që është e pamundur të organizohet vaksinim i kandidatëve të zgjedhur për shkak të kohës së shkurtër deri në fillimin e regjistrimit. Çështja e dytë është që vaksinimi është vullnetar dhe ne mundemi vetëm të rekomandojmë dhe të apelojmë tek të gjithë që duan të marrin pjesë në aktivitetet e regjistrimit që të vaksinohen – njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Ministria e Shëndetësisë thotë se regjistrim i sigurt nga aspekti shëndetësor do të arrihet përmes imunizimit masiv, duke mos përmendur imunizimin e posaçëm të regjistruesve.

“Varësisht situatës epidemiologjike dhe përllogaritjes së rrezikut, Ministria e Shëndetësisë do të zbatojë strategji për plan për imunizim me qëllim të zbatimit të regjistrimit të sigurt. Në periudhën e ardhshme pritet të arrijnë vaksina në numër më të madh dhe vaksinimi do të vazhdojë të zbatohet pandërprerë për të gjithë qytetarët – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Imunizimi i regjistruesve ishte premtuar dhe madje ishte arsyeja kryesore për shtyrjen e regjistrimit që ishte caktuar për në prill. Sipas kryeministrit Zaev, vaksinimi i regjistruesve do të ishte prioritet.

“Fillimisht pranuam që të lejojmë të bëhet imunizimi masiv, veçanërisht imunizimi i regjistruesve. Këmbëngulja e liderit të opozitës se imuniteti fitohet pas vaksinës së dytë është në rregull, nëse kjo nënkupton thirrje nga ana e tyre për t’u regjistruar dhe nëse nënkupton mbështetje të rezultateve të regjistrimit. Treguam mirëkuptim- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Mickoski nga ana tjetër, kishte marrë zotimin për vaksinimin e plotë të rreth 1 milionë qytetarëve me rreth 2 milionë doza që do të vinin në vend deri në fund të muajit maj.

“U informova se gjatë muajit prill, nëpërmjet programeve të ndryshme pritet që në vend të arrijnë rreth 350 mijë vaksina me të cilat do të fillojë procesi i imunizimit masiv i popullsisë. Pas asaj, edhe vaksina të tjera në muajin maj, që do të jenë diku 2 milionë doza, që është e mjaftueshme për vaksinimin e më shumë se 1 milion qytetarëve që do të vaksinoheshin gjatë periudhës që vjen – u shpreh Hristijan Mickoski

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri tani, me dozat e arritura plotësisht janë imunizuar rreth 260 mijë qytetarë. Ndërkohë, qindra mijëra doza të porositura të vaksinave janë vonuar dhe nuk dihet se kur do të pranohen.

Regjistrimi i popullsisë në terren është shtyrë për periudhën prej 5 deri më 30 shtator.

The post Regjistruesit nuk do të vaksinohen, ESHS Maqedoni: Nuk do të ketë kohë për imunizim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";