Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematik në Shkup, në ora 12:09 ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit ka qenë 132 km në juglindje të Shkupit, në zonën e Vallandovës me magnitudë lokale Rihter ML3.0.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në pjesën juglindore të vendit me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike europiane./Telegrafi/

The post Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy