Instituti i Shëndetit Publik njofto se është regjistruar rasti i dytë me person të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor.

Bëhet fjalë për një person 34-vjeçar nga Koçani.

“Simptomat fillestare të pacientit filluan më 07/07/2024 me temperaturë (deri në 38,6°C), ethe, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe kolaps gjatë së cilës ai ra dhe mori prerje në kokë dhe duar. Ai është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit. Për shkak të konsistencës së temperaturës, më datë 09.07.2024, pacienti është transferuar në repartin infektiv në ISHP Spitali Klinik – Shtip. Janë marrë mostra për analiza mikrobiologjike të disa shkaqeve”.

“Të dhënat gjatë hetimit epidemiologjik nga një epidemiolog kompetent nga ISHP Koçan janë marrë nga pacienti, mjeku i familjes, infektologu dhe dokumentacioni mjekësor”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në periudhën 24.06-01.07.2024, pacienti ishte në një udhëtim turistik në Tunizi. Gjatë qëndrimit të tij, ai vuri re më shumë mushkonja dhe u pickua nga mushkonjat, edhe pse gjatë pjesës më të madhe të qëndrimit përdorte repelente. Në rajonin e Koçanit është vërejtur prania e mushkonjave. Sipas informacioneve nga epidemiologu kompetent është bërë dezinfektim i rregullt”, thonë nga ISHP.

Ky është rasti i dytë këtë vit. Rasti i parë i importuar është regjistruar në prill të vitit 2024, te një banor i komunës së Vasilevës, në territorin e Shtëpisë së Shëndetit Strumicë./Telegrafi/

The post Regjistrohet rasti i dytë me “ethet e Nilit perëndimor” në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";