Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.449 teste, ndërsa janë regjistruar 269 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 142, Manastiri – 17, Ohri – 16, Kavadari dhe Strumica nga 14, Prilepi – 13, Veles – 9, Shtipi dhe Resnja nga 7, Vallandova – 5, Tetova dhe Kriva Pallanka nga 4, Gjevgjelia dhe Negotina nga 3, Kumanova, Radovishi, Bogdanci dhe Demir Hisar nga 2, Sveti Nikolla, Berova dhe Krusheva nga 1.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 353 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 persona të vdekur: 2 të vdekur nga Shkupi (73 dhe 84) dhe një i vdekur nga Velesi (71), Sveti Nikolla (71), Kavadari (69), Berova (68) dhe Radovishi (73).
Sipas Regjistrit të të vdekjeve me diagnozë COVID-19 nga “Termi im”, janë raportuar edhe 8 persona, të cilët kanë vdekur në periudhën 29.11-19.12.2021. Viktimat janë nga Shkupi (2), Prilepi (1), Kumanova (1), Manastiri (1), Koçani (1), Dellçeva (1) dhe Tetova (1). Të vdekurit janë të moshës nga 57 deri në 93 vjeç.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 222.333, numri i të shëruarve është 209.291, numri i të vdekurve është 7.868, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.174./Telegrafi/
The post Regjistrohen shtatë viktima dhe 269 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.