Regjistrohen mbi 500 raste me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 22 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.526 testime janë regjistruar 564 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 192 janë në Shkup, Kumanovë 45, Manastir 44, Prilep 40, Veles dhe Strumicë 23, Ohër 22, Gostivar 19, Shtip 18, Tetovë 17, Koçani 16, Berovë 13, Kavadar dhe Kërçovë 11, Vinicë 9, Sveti Nikole dhe Dibër 8, Strugë dhe Resnjë 7, Radovish 6, Vallanodë 5, Negotinë, Probishtip dhe Krushevë 4, Kriva Pallankë dhe Dellçeë 2 si dhe nga 1 rast në Bogdanci dhe Demir Hisar.

Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 22 pacientë, prej tyre 8 janë nga Shkupi, nga 2 në Manastir, Prilep dhe Koçani dhe nga 1 rast në Ohër, Kavadar, Gostivar, Shtip, Sveti Nikole, Dellçevë, Resnjë dhe Probiship.

Momentalisht në Maqedoni ka 17.128 raste aktive me coronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 150.274 pacientë me COVID-19, kurse prej tyre 128.496 janë shëruar dhe 4.650 kanë humbur jetën./Telegrafi/

Advertisement

The post Regjistrohen mbi 500 raste me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 22 pacientë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy