Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.144 testime dhe janë regjistruar 726 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 367 janë në Shkup, Prilep 53, Kumanovë 34, Negotino 29, Kavadar 26, Manastir 25, Ohër 23, Kriva Pallankë 21, Veles 18, Tetovë 17, Gjevgjeli 14, Gostivar 12, Koçani 10, Shtip dhe Strugë 9, Probishtip 8, Demir Kapi 7, Strumicë, Berovë, Krushevë Kratovë dhe Demir Hisar 5, Kërçovë 4, Sveti Nikole dhe Resnjë 3, Dellçevë, Vinicë, Vallandovë dhe Bogdanci 2 dhe Makedonski Brod 1.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 368 pacientë dhe shtatë të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur dy janë nga Shkupi, dy nga Kërçova dhe nga 1 pacient në Manastir, Negotinë dhe Kavadar.
Që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 103.746 pacientë ku prej tyre 91.875 janë shëruar dhe 3.151 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 8.720 raste aktive./Telegrafi/
The post Regjistrohen 726 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 7 persona appeared first on Telegrafi.