Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.182 teste, ndërsa janë regjistruar 302 raste të reja me coronavirus.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 35 janë riinfektime.
Instituti për Shëndet Publikë ka regjistruar 315 pacientë të shëruar nga COVID-19.
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 5 viktima nga coronavirusi. Dy persona të vdekur nga Shkupi (79 dhe 81) dhe nga një i vdekur nga Strumica (72), Struga (80) dhe Manastiri (90).
Në regjistrin “Termini Im” poashtu është regjistruar edhe një viktimë nga coronavirusi në Ohër (88), i paraqitur me datë 07.03.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 301.016, numri i të shëruarve është 289.847, numri i të vdekurve është 9.123, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.046./Telegrafi/
The post Regjistrohen 6 viktima dhe 302 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.