Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 11.479 teste, ndërsa janë regjistruar 1.396 raste me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 348 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot janë konfirmuar 6 viktima nga coronavirusi. Nga një i vdekur nga Demir Hisari (78), Manastiri (79), Resnja (73), Prilepi (76), Shtipi (63) dhe Makedonska Kamenica (73). Në regjistrin Termini Im poashtu janë regjistruar 3 viktima. Nga një në Tetovë, Strumicë dhe Kërçovë, kanë vdekur në periudhën prej 17 – 18.12.2021. Të vdekurit janë të moshës nga 68 deri në 87 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 233.464, numri i të shëruarve është 214.854, numri i të vdekurve është 8.032, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.578./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Regjistrohen 6 viktima dhe 1.396 raste me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.