Regjistrohen 59 shkelje të orës policore, shtohet numri i personave në izolim-vetizolim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Brenda 24 orëve të fundit (18/19.05.2020) sa i përket kufizimit të lëvizjes së lirë është evidentuar se 59 persona në gjithë shtetin nuk e kanë respektuar ndalesën për qarkullim të lirë, 46 prej tyre janë arrestuar derisa për të tjerët pasojnë procedurat adekuate.

Ndërkohë nga ana e MPB-së janë regjistruar 28 shkelje të masave për mbrojtje personale, respektivisht 28 persona nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse.

Për dallim prej statistikave të djeshme ku masa për izolim-vetizolim u shqiptua për gjithsej 38 persona, gjatë 24 orëve të fundit 96 persona kanë marrë vendime vetëm për izolim ndërsa 65 kanë firmosur vendim për vetizolim.

Gjatë kontrolleve të kryera nga nëpunësit policor ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, nuk është evidentuar asnjë shkelje të kësaj mase.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy