Regjistrohen 4 viktima dhe 92 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.176 teste, ndërsa janë regjistruar 92 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 13 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 363 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 3 viktima. dy persona të vdekur nga Shkupi (73 dhe 80) dhe një i vdekur nga Tetova (61). Poashtu në regjistrin “Termini Im” është regjistruar edhe një i vdekur nga coronavirusi nga Gostivari (64). I vdekuri është paraqitur me datë 31.01.2022.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 301.583, numri i të shëruarve është 290.617, numri i të vdekurve është 9.150, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.816./Telegrafi/

The post Regjistrohen 4 viktima dhe 92 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy