Regjistrohen 4 viktima dhe 64 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 965 teste, ndërsa janë regjistruar 64 raste të reje me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 12 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 296 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 2 viktima. Nga Shkupi (63) dhe Strumica (77). Poashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe dy viktima, nga Shkupi (73) dhe Gjevgjelia (63).

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 303.418, numri i të shëruarve është 292.344, numri i të vdekurve është 9.184, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.890./Telegrafi/

The post Regjistrohen 4 viktima dhe 64 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy