Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.291 testime dhe janë regjistruar 350 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 180 janë në Shkup, 24 Kavadar, Veles 19, Kumanovë dhe Tetovë me nga 13, 12 në Ohër, 8 Gostivar, Strumicë dhe Dellçevë 7, Prilepi, Strugë, koçani, Negotinë dhe Radovish me nga 6 raste, Shtip dhe Demir Kapi me nga 5, Sveti Nikole dhe Kriva Pallankë me nga 3, Manastir, Berovë dhe Demir Hisar me nga 1 dhe Kërçovë, Dibër, Resnjë, Probishtip, Vinicë dhe Kratovë me nga 1 rast.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shëruar 266 pacientë ku shumica ose 152 pacientë janë nga Shkupi. Kanë humbur jetën edhe 20 pacientë prej të cilëve 12 janë nga Shkupi, dy nga Struga, dhe nga një nga Vinica, Strumica, Kavadari, Krusheva, Probishipi dhe Radovishi.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 91.510 raste me coronavirus, ku prej tyre 72.786 pacientë janë shëruar dhe 2.893 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive në Maqedoni është 7.831./Telegrafi/
The post Regjistrohen 350 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 20 pacientë appeared first on Telegrafi.