Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.609 teste, ndërsa janë regjistruar 310 raste të reja me COVID-19.
Instituti për Shëndet Publik konfirmon se janë shëruar 284 pacientë nga coronavirusi.
Nga MSH njoftojnë se 24 orët e kaluara është regjistruar 1 viktimë nga coronavirusi në Shkup (77).
Poashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe 2 viktima nga Bogdanci (87) dhe Koçani (45)/
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 303.728, numri i të shëruarve është 292.628, numri i të vdekurve është 9.187, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.913./Telegrafi/
The post Regjistrohen 310 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.