Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.275 testime për coronavirus, ndërsa 281 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja shumica janë në Shkup (169).

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë me COVID-19, ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 285 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 304.326, prej të cilëve 293.171 janë shëruar, ndërsa 9.191 kanë ndërruar jetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri i rasteve aktive deri sot (24 mars) është 1.964./Telegrafi/

The post Regjistrohen 281 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.