Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 3.885, ndërsa janë regjistruar 557 raste të reja me coronavirus.
Më shumë raste ka në Shkup-268, Kumanovë-39, Veles-29.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 572 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Janë konfirmuar 28 viktima nga coronavirusi. 11 persona të vdekur nga Shkupi (81, 78, 78, 77, 76, 75, 74, 72, 72, 65 dhe 58), nga 3 të vdekur nga Strumica (85, 78 dhe 74) dhe Tetova (77, 69 dhe 69) ), nga 2 persona të vdekur nga Gostivari (78 dhe 63) dhe Kumanova (68 dhe 45), nga një person i vdekur nga Manastiri (74), Kërçovë (78), Vallandova (83), Kavadari (74), Gjevgjeli (87), Ohri (59) dhe Struga (62).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 185.450, numri i pacientëve të shëruar është 166.099, numri i të vdekurve është 6.367, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.984./Telegrafi/
The post Regjistrohen 28 viktima dhe 557 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.