Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 1.700 testimet janë regjistruar 241 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 73 janë në Shkup, 10 në Kumanovë, 1 në Dibër, Shtip 60, Prilep 5, Tetovë 32, Strugë 3, Veles 1, Manastir 3, Ohër 2, Gostivar 14, Gjevgjeli 6, Strumicë 4, Kriva Pallankë 3, Radovish 3, Krushevë 1, Koçani 8, Probishtip 1, Demir Hisar 2, Vinicë 1, Kratovë 1, Sveti Nikole 5 dhe Kërçovë 2, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MSH shprehen se poashtu janë shëruar 51 pacientë dhe tetë të tjerë humbën jetën.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 9.026, numri i pacientëve të shëruar 4.727, numri i të vdekurve 414, ndërsa momentalisht numri i rasteve aktive në vend është 3.885./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Regjistrohen 241 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, 8 pacientë humbin jetën appeared first on Telegrafi.