Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 870 testimi dhe janë regjistruar 176 raste të reja me coronavirus.

Prej tyre në Shkup janë 61, Kumanovë 8, Dibër 1, Shtip 14, Prilep 5, Tetovë 22, Strugë 19, Veles 5, Manastir 3, Ohër 14, Gostivar 7, Strumicë 1, Koçani 2, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Pehçevë 1, Kërçovë 6 dhe Resnjë 5, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se nëntë persona kanë humbur jetën. Prej tyre shtatë janë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një nga Struga.

Aktualisht në Maqedoni ka 3.479 raste të aktive. Deri tani janë shëruar 2.315 persona dhe 286 persona kanë humbur jetën si shkak i Covid-1./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Regjistrohen 176 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.