Regjistrohen 168 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit nga 1.470 testime janë regjistruar 168 raste të reja.

Prej rasteve të reja 83 janë në Shkup, 8 në Kumanovë, 2 në Dibër, 6 në Shtip, Prilep 3, Tetova 26, Struga 5, Manastiri 2, Ohri dhe Gostivari nga 8, Sveti Nikole 4, Probiship 2 dhe nga një rast në Kriva Pallankë, Krushevë, Koçani, Makedonski Brod dhe Resnjë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kanë humbur jetën tre pacientë, dy prej tyre nga Shkupi dhe një nga Gostivari.

Sot ISHP-ja regjistroi 70 pacientë të shëruar, prej të cilëve 48 janë nga Shkupi, 18 nga Tetova, dhe nga një në Gostivar, Koçan, Resnjë dhe Veles.

Advertisement

Deri tani në Maqedoni janë bërë 72.690 testime me coronavirus. Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus që nga fillimi i epidemisë është 7.572, numri i të shëruave 3.624, numri i të vdekurve 362 ndërsa momentalisht numri i rasteve aktive është 3.586./Telegrafi/

The post Regjistrohen 168 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy