Regjistrohen 14 viktima dhe 396 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësi njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 4.858 teste, ndërsa janë regjistruar 396 raste të reja me coronavirus.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 207 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve janë konfirmuar 14 viktima nga coronavirusi. 5 të vdekur nga Shkupi (68, 72, 74, 89 dhe 94), dy të vdekur nga Prilepi (53 dhe 64) dhe nga një i vdekur nga Ohri (87), Kumanova (81), Sveti Nikolla (71), Manastiri (51), Velesi (83), Strumica (61) dhe Berova (78).

Sipas Regjistrit të të Vdekjeve me Diagnozë COVID-19 nga Termini Im janë raportuar katër persona të vdekur me datën e vdekjes 17.12. deri më 25.12.2021. Të regjistruar janë persona të vdekur nga Pehçeva (2), Shkupi (1) dhe Shtipi (1), nga mosha 71 deri në 87 vjeç.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 224.134, numri i të shëruarve është 211.228, numri i të vdekurve është 7.935, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.971./Telegrafi/

The post Regjistrohen 14 viktima dhe 396 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy