Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orët e fundit nga 1.542 testime janë regjistruar 137 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 60 janë në Shkup, 13 në Kumanovë, Dibër 5, Shtip 16, Prilep 3, Tetovë 7, Strugë 1, Veles 3, Manastir 5, Ohër 1, Gostivar 11, Koçan, Probishtip, Demir Hisar dhe Vinicë nga 1 rast, Sveti Nikole 3 dhe Kërçovë 5, njofton Telegrafi Maqedoni.
Poashtu nga MSH-ja theksojnë se kanë humbur jetën nëntë pacientë. Tre janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, nga një në Shtip dhe Strugë dhe dy nga Gostivari.
Sot Instituti për Shëndet Publik poashtu regjistroi 103 persona të shëruar. Deri tani në Maqedoni ka pasur 94.092 testime ndërsa sot s’ka pasur testime në kuadër të skriningut.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 9.934, numri i të shëruarve 5.357, numri i të vderkuve 460, ndërsa momentalisht në Maqedoni ka 4.117 raste aktive./Telegrafi/
The post Regjistrohen 137 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, nëntë të vdekur appeared first on Telegrafi.