Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.414 testime janë regjistruar 137 raste të reja.

Prej rasteve të reja 53 janë në Shkup, 19 në Kumanovë, 8 në Shtip, 4 në Tetovë, 2 në Strugë, 6 në Veles, 7 në Manastir, 10 në Gostivar, Gjevgjeli 2, Strumicë 1 , Kriva Pallankë 2, Probishtip 2, Makedonski Brod 3, Berovë 2, Dellçevë 5, Sveti Nikole 6, Kërçovë 3 dhe Negotinë 2, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se ka humbur jetën një 61-vjeçar nga Dibra.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifkuarve në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 13.595, numri i të shëruarve 10.110, numri i të vdekurve 564, ndërsa momentalisht raste aktive në vend ka 2.921./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Regjistrohen 137 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.