Regjistrohen 1.210 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 32 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 7.084 testime janë regjistruar 1.210 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 464 janë në Shkup, Tetovë 177, Gostivar 112, Kumanovë 98, Strumicë 55, Kërçovë 48, Manastir 32, Strugë 29, Kavadar 26, Radovish 15, Veles 14, Koçani, Gjevgjeli dhe Resnjë 13, PRilep 12, Dellçevë dhe Kratovë 11, Makedonski Brod 10, Sveti Nikole 9, Dibër dhe Vinicë 7, Negotinë 6, Berovë 5, Shtip, Valldnovë dhe Bogdanci 4, Makedonska Kamenica 3, Ohër, Kriva Pallaka dhe Pehçevë 2, Demir Hisar dhe Demir Kapi 1.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar edhe 451 pacientë të shëruar dhe 32 kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur 8 janë nga Shkupi, nga 6 janë në Gostivar dhe Tetovë, 3 nga Kumanova, 2 nga Kërçova dhe nga 1 në Shtip, Koçani, Berovë, Ohër, Vallandovë, Strugë dhe Dellçevë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 170.412 persona, ndërsa prej tyre 152.916 janë shëruar dhe 5.727 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 11.769./Telegrafi/

Advertisement

The post Regjistrohen 1.210 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 32 persona appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy