Për shkak të pandemisë me Covid-19 u shty regjistrimi i popullsisë i cili ishte i paraparë të zhvillohet këtë vit. Mirëpo në marrëveshjen për koalicion në mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re është trajtuar edhe kjo çështje.

Kryetari i LSDM-së Zorna Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se çështja e regjistrimit të popullsisë është punë e kryer dhe se do të zhvillohet vitin e ardhshëm, në 2021.

Ndërsa kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në të njëjtën konferencë për shtyp tha se një nga çështjet prioritare për këtë koalicion janë reformat në gjyqësi.

Sipas Ahmetit, 98% e bartësve të funksioneve në BDI janë njerëz të rinj, dhe vetëm ai dhe Talat Xhaferi janë nga përbërja e vjetër parlamentare./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të bëhet në vitin 2021 appeared first on Telegrafi.