Siç thuhet në njoftimin e ESHS-së, numri i regjistruesve për çdo ditë rritet, ndërsa vetregjistrimi do të zgjasë deri më 21 prill.
“Është një konfirmim që procesi është i suksesshëm dhe aplikacioni funksionon në mënyrë të përsosur”, thonë nga ESHS.
Nga ESHS thonë se sipas përvojës së mërgimtarëve, janë të nevojshme vetëm 10 minuta për t’u regjistruar përmes një aplikacioni të thjeshtë dhe me këtë kontribuojnë për të ardhme më të mirë të vendit.
“Ne duam të inkurajojmë mërgimtarët, nëse përballen me ndonjë pyetje ose problem, le të na kontaktojnë në postën elektronike në vijim: [email protected], për t’i këshilluar dhe bashkërisht ta kalojmë pengesën që na paraqitet. Prandaj, apelojmë të mos publikoni informacione të paverifikuara në lidhje me regjistrimin. Ekipet tona po ndjekin nga afër të gjithë procesin dhe janë në dispozicion për të gjitha dilemat e diasporës dhe mediave”, thonë nga ESHS duke inkurajuar qytetarët që jetojnë jashtë vendit që të ushtrojnë të drejtat qytetare dhe bashkërisht të kontriboujnë në regjistrim të suksesshëm./Telegrafi/
The post Regjistrimi i mërgatës në Maqedoni do të zgjasë deri më 21 prill appeared first on Telegrafi.