Nisma e së “Majtës” për të kontestimin e regjistrimit të shtatorit është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese. Një seancë përgatitore u mbajt në gjykatë në të cilën kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, tha se është e papranueshme të mbahej regjistrimi gjatë një pandemie.

Ai kërkon që ligji i regjistrimit të shfuqizohet ose shtyhet.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë dhe përfaqësuesi i Entit Shtetëror të Statistikave përsëri i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të mos vazhdojë procedurën sepse regjistrimi u shty një herë për të rritur numrin e vaksinuarve, ndërsa protokolli ka qenë në fuqi që nga marsi.

Gjyqtarët kushtetues kanë tre mundësi, të fillojnë procedurat dhe të anulojnë ose shfuqizojnë ligjin, ose të konkludojnë se ligji i regjistrimit është në përputhje me Kushtetutën dhe ta zbatojnë atë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Regjistrim para Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.