Regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë për vizitë zyrtare në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq, sot dhe nesër do të zhvillojë vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot pasdite do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi. Më pas, të dy do të zhvillojnë takim kokë më kokë dhe më pas takimi i dy delegacioneve.

Siç njofton shërbimi i shtypit parlamentar, pas nënshkrimit të Librit të Mbresave nga Klakoçar Zupançiq, kryetarët e të dy parlamenteve do të bëjnë deklarata për media.

Gjatë vizitës zyrtare, Klakoçar Zupançiq do të pritet nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Advertisement

Gjatë vizitës do të vendoset një regjim i veçantë qarkullimi në kryeqytet.

“Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën e qytetit të Shkupit”, njofton MPB.

Gjithashtu apelojnë që të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë./Telegrafi/

The post Regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë për vizitë zyrtare në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy