Nesër (30.05.2023) duke filluar nga ora 08:00, Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Ambasadën Amerikane do të zhvillojë stërvitje, gjatë së cilës Njësiti i Sigurisë Rrugor në Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të trafikut. Rruga “Samoillova” do të mbyllet për qarkullim nga rruga “Lazar Liçenovski” (ambasada e SHBA-së) deri në kryqëzimin me rrugën “Prohor Pçinski” dhe nga ndërtesa e Ujësjellësit deri te Ambasada Amerikane në Shkupi.

Në rast nevoje do të mbyllet për qarkullim edhe bulevardi “Nikolla Karev” me shtrirje nga rruga “Brigada Maqedonase-Kosovare” deri në rrugën “8-Shtatori” në Shkup.

SPB Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.

The post Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";