Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se nga ora 16:30, në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në pjesën qendror të Shkupit për shkak të mbajtjes së garave në atletike.
“Gara do të zhvillohet nga “Porta Maqedonia”, nëpër sheshin “Maqedonia”, rruga “Nikolla Vapcarov”, pastaj nëpër rrugën “Dimitrie Çupovski”, dhe më pas nëpër rrugën “11 Tetori:, rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë dhe më pas rrugën e QTQ-së e deri në “Porta e Maqedonisë””, njoftojnë nga MPB.
Nga policia theksojnë se komunikacioni do të zhvillohet nëpër rrugët tjera dhe se qytetarët duhet të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë.
“MPB bën thirrje që të respektohen urdhrat që i japin zyrtarët policorë për shkak të garës që ndodh në pjesën qendrore të Shkupit”, thonë nga MPB./Telegrafi/
The post Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup appeared first on Telegrafi.